Ambasada e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Estoni

Lajmet më të reja

Isaki në takim me Qendrën Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtar - ESTDEV

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut, znj. Fatmire Isaki realizoi takim me Drejtoreshën e Qendrës Estoneze për Zhvillim Ndërkombëtar ESTDEV, znj. Kadri Maasik si dhe me udhëheqësen e Strategjisë për partneritet lindor, znj. Maria Liimec. Në takim, palët shprehën kënaqësi për zhvillimin e deritanishëm të marrëdhënieve bilaterale me Republikën e Estonisë dhe rikonfirmuan zotimet që në periudhën e ardhshme të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve. Në fokus të bisedës ishte bashkëpunimi aktual me Qendrën, e cila e implementon Projektin për digjitalizim në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes implementimit të zgjidhjes bashkëkohore për e-qevrisje, financuar nga Estonija dhe ShBA-të, si rezultat i Memorandumit të nënshkruar në vitin e kaluar. Drejtoresha e Qendrës Estoneze e rikonfirmoi gatishmërinë për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit në sferën e digjitalizimit me qëllim forcimin e kapaciteteve të institutucioneve dhe shoqërisë së Maqedonisë së Veriut. Zëvendësministrja Isaki, duke falënderuar mbështetjen e Estonisë në rrugën tonë eurointegruese, tha se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në proceset e reformave në drejtim të gatishmërisë për negociatat e anëtarësimit me BE-në. Njëherazi, u shkëmbyen mendime edhe për temat aktuale të marrëdhënieve ndërkombëtare, situatën në Ukrainë dhe kryesimin e ardhshëm të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në vitin e ardhshëm.

Takim Osmani- Reinsallu

Në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të 77-të të Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, realizoi takim me kolegun e tij nga Republika e Estonisë, Urmas Reinsallu.

Në dritën e ndryshimeve në sigurinë evropiane dhe pasojave të shkaktuara nga agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës, bashkëbiseduesit shkëmbyen mendime për thellimin e alenacës në kuadër të NATO-s dhe forcimin e krahut lindor të Aleancës. Njëherazi, Ministri Osmani e informoi shkurtimisht homologun e tij për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian dhe hapat e ardhshëm, duke apostrofuar gatishmërinë e lartë të vendit për proces të suksesshëm dhe të shpejtë negociues.

Në takim u shpreh kënaqësi nga tredi dinamik i marrëdhënieve bilaterale ndërmjet dy vendeve dhe u rikunfiruan zotimet që në periudhën e ardhshme të vazhdojë zhvillimi i bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët. Ministri Osmani e theksoi rëndësinë dhe nevojën për shfrytëzimin e përvojës së Estonisë, veçanërisht në sferën e digjitalizimit për shoqërinë tonë.

Ministri Osmani prezantoi MKartë-n, e destinuar për qytetarë tanë të spikatur jashtë vendit

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, sot në konferencë për media prezantoi projektin MKARTË, e destinuar për persona me prejardhje nga Maqedonia e Veriut si njohje simbolike e angazhimit të tyre jo vetanak në drejtim të promovimit të shtetit jashtë vendit. “MKarta paraqet njohje dhe vërtetim për persona të spikatur nga vendi të cilët jetojnë jashtë vendit, e të cilët me punën dhe profesionalizmin e tyre kanë dëshmuar sukses të posaçëm, e me këtë edhe promovim të vërtetë të Maqedonisë së Veriut jashtë vendit”, theksoi Osmani. “Si vend amë duam t’iu shprehim mirënjohje, do thoja në mënyrë simbolike- t’iu kthejmë apo t’iu kompensojmë rolin e tyre si promovues të vendit, duke na prezantuar ne sikur vend prej ku vijnë njerëz të suksesshëm dhe cilësor”, shtoi ai. “Në një periudhë më të gjatë, një numër i madh jo vetëm që kanë lëshuar vendin, por edhe kanë arritur sukses të veçantë profesional dhe shoqëror aty ku gjenden. Janë mjekë të suksesshëm, shkencëtarë, biznesmenë, punonjës kulturor, etj., të cilët duam t’i tërheqim drejt vendit, t’ua përforcojmë lidhjen dhe të krijojmë potencial për përfshirjen e tyre në rrjedhat tona shoqërore”, tha Osmani. Ideja është që personalitetet e këtille të jenë një rrjet i gjerë e cila do të ishte thellë e përfshirë në rrjedhat shoqërore të shtetit. I gjithë procesin lidhur me MKartën do të koordinohet nga Ministria e Punëve të Jashtme. Me kartën do të fitohen disa beneficione, si hyrje e lirë në ngjarje kulturore, muze e galeri, do të ketë përparësi gjatë aplikimit për projekte në kuadër të programeve për bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme me individë dhe shoqata jashtë Maqedonisë së Veriut dhe të ngjashme. Në bashkëpunim me resorët qeveritare, punohet në zgjerimin e listës së privilegjeve. Është planifikuar që të drejtë për dhënien e Mkartës të ketë edhe Qeveria, gjegjësisht resorët e saj diplomatiko- konsullore jashtë vendit, ndërkaq ndarja do të realizohet me procedurë strikte përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Destinacione turistike

Баба Планина, Битола

Охридско езеро, Охрид

Дојранско езеро, Дојран